11:34 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

​Veturat e Putinit dalin në treg vitin e ardhshëm

Vladimir Putin filloi projektin e krijimit të një marke të re të veturave Kortezh disa vjet më parë, e cila duhet të prodhojë veturat më të mira dhe luksoze ruse.

Kortezh duhet të prodhojë limuzina të cilësive mbizotëruese të vozitjes. Presidenti rus vendosi të përgatiste një fushatë për marketing, dhe mënyra më e mirë ishte t’i jepte Kortezh një limuzinë presidenciale.

Në fakt, vetëm një pjesë e vogël e Kortezh do të bazohet në prodhimin serik, ndërsa shumica do të përfundojnë në duart e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Denis Manturov, ministri rus i Industrisë dhe Tregtisë, tha se ishte thellësisht i vetëdijshëm për faktin se Kortezh do të duhet të shesë të paktën 15 për qind me një çmim më të ulët sesa konkurrentët e Evropës Perëndimore.

Ai synon të përdorë një taktikë të tillë për aq kohë sa Kortezh nuk bëhet markë e dëshiruar për klientët e pasur.

Temat: