14:40 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

10 foshnje vdiqën në spital për mungesë oksigjeni

Demokrati Bardh Spahia ka denoncuar vdekjen e 10 foshnjeve pasi sipas tij nuk kishte vendi për t’i mbajtur me oksigjen.

“Nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijeve”, shkruan ai.

Postimi në Facebook:

Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë.

Për 30 orë si pasoje e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast në ditë.

Kur situata paraqitet e tillë në Tirane, as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe.

Për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shendetësisë.

Papërgjegjshmeria e atyre që drejtojnë shendetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jeten e foshnjave dhe nënave.

Ndërkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremëngjes nga mega vila e tij në Surrel.

Temat: