14:16 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / L K

“10-muajshe shtatzënë”: E dashura e Dajakut mund të lindë në një ditë të veçantë për Hajdukun

LEONIE JUNE, e dashura e lojtarit të Hajdukut, Leon Dajaku, ka dhënë një lajm interesant.

 “10 muajshe shtatzënë”, ka shkruar ajo krahas fotos së saj duke mbajtur barkun.

Leonie mund të lindë çdo ditë dhe duke qenë se 13 shkurti është ditëlindja e Hajdukut, do të ishte diçka e veçantë. 

Kujtojmë se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe së fundmi kanë treguar se do të kenë një vajzë. Leonie u bë shpejt e preferuara e fansave të Hajdukut pasi njoftoi se “Hajduk jeton përgjithmonë” me mbërritjen e saj në Split.