10:23 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

100 milionë, plus Gareth Balen!?

Eden Hazard, mesfushori i Chelseat mbetët një objektiv kryesor i Real Madridit. Zinedine Zidane po kërkon një anësor me tipare sulmuese, pasi epoka e Cristiano Ronaldos po shkon drejtë fundit.

Kampionët aktual të Europës, janë duke shikuar mundësitë për ta sjellë në “Bernabeu”, yllin e Bluve të Londrës, Eden Hazard.

Madje sipas disa shkrimeve nga mediat britanike, drejtuesit madrielen janë duke menduar një ofertë “bombë” për skuadrën e Chelseat. Ata do të ofrojnë plotë 100 milionë euro, plus Gareth Balen në mënyrë që ta sjellin belgun në Spanjë.

Hazard ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2019. Ai ende nuk ka rinovuar kontratën edhe pse një gjë e tillë thuhet se do të bëhet shumë shpejtë.

Nëse një transferim i tillë ka shanse të ndodhë, atëherë afati i verës 2018 do të jetë më i zjarrti se ndonjëherë tjetër./IndeksOnline/