Pati një super paraqitje ndaj Realit, Neuer shpallet lojtari i ndeshjes
Manuel Neuer ishte padyshim “heroi” i Bayernit sonte.
Pritjet e tij i ndihmuan shumë “Bavarezëve”, në fitoren e madhe ndaj Real Madridit duke i vendosur kështu me një këmbë larg gjysmëfinales.
Për këtë paraqitje, Neuer u shpall nga UEFA si lojtar i ndeshjes ku më pas 40-vjeçari pozoi me trofeun, ashtu sikurse është e paraparë.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit, luhet të mërkurën e javës së ardhshme në “Allianz Arena”./IndeksOnline/

