13:48 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

15 ditë jashtë fushe për yllin e Real Madridit

Mesfushori gjerman i Real Madrid-it, Toni Kroos, vuan nga një lëndim i jashtëm në ligament në gjurin e majtë, siç raportohet nga një raport mjekësor i klubit.

Burime të ‘AS’ brenda klubit madrilen sigurojnë që gjermani pritet të jetë jashtë fushave të paktën 15 ditë.

Kroos, i cili luajti ndeshjën e fundit të plotë ndaj Paris Saint-Germain, nuk do të luaj në ndeshjën e së dielës ndaj Real Betis.

Me shumë gjasa Kroos pritet të rikthehet në ndeshjën kthyese ndaj PSG më 6 mars. /IndeksOnline/