10:20 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

17 fëmijë të një shkolle po ndryshojnë gjininë, çka po  ndodhë?

17 nxënës të një shkolle në Britaninë e Madhe janë në proces për të ndryshuar gjininë, ka zbuluar The Mail këtë mëngjes.

Shumica e të rinjve që dëshirojnë të ndryshojnë gjininë janë fëmijë ne autizëm.

Sipas një mësueseje të kësaj shkolle, fëmijët me probleme mendore po keqpërdoren duke bërë që të besojnë se ata i takojnë një gjinie të gabuar.

Ajo thotë se pak prej fëmijëve transgjinor vuajnë nga problemet e disforit gjinor- term mjekësor për dikë që mendon se kanë lindur në trupin e gabuar.

Më parë këtë vit, The Mail zbuloi se një e treta e të rinjve treguan tipare të autizmit të moderuara deri te ato me simptoma më të rënda, transmeton Indeksonline.

Kjo do të thotë se 150 adoleshentë me autizëm u janë dhënë barna që të ndalojnë pubertetin, të cilat ndalojnë pjekjen e trupit.

Mësuesi thotë se ndjehet i detyruar të flas për të mbrojtur nxënësit, shumë prej të cilëve beson se kanë marrë droga të fuqishme dhe mund të vazhdojnë të kenë një operacion të ndryshimit të gjinisë.

Ai beson se shkollat dhe disa politikanë po bëjnë një lobim të fuqishëm për transgjinorët.

Kjo mësuese ka kërkuar nga gazeta që ta fshehë identitetin e saj për shkak të frikës së shkarkimit pas gati 20 vjetësh si mësuese./Indeksonline/