18:59 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

17 trilion paund pasuri, ja çfarë posedon pronari i Manchester City’t [Foto]

Pronari i klubit anglez të Manchester City-t, Sheik Mansour, një prej personave më të pasur në planet me një pasuri prej 17 trilionë paundësh, ka zbuluar disa prej pronave dhe automjeteve që ai ka koleksion.

Mansur vendosi të blejë klubin e City-t në vitin 2008 për 210 milionë paund duke i dhënë mundësinë skuadrës të blejë gjithashtu edhe talentet më të mira në Europë.

Por jeta private e Sheik Mansour është përtej realitetit. Përpos shumë shtëpive që ai zotëron, një prej mjeteve që përdor shpesh është jahti i tij “The Topaz” me një vlerë prej 400 milionë paund, dyfishi i shumës që pagoi për klubin londinez. Ai është gjithashtu edhe aksioner në kompaninë e supermakinave, Ferrari dhe zotëron 5% të saj.

Mansour ka edhe një koleksion të jashtëzakonshëm makinash duke përmendur pesë Buggati Veyron me vlerë 1.1 milionë paund secila, Lamborghini Reventon me vlerë 840,000 paund. Në vitin 2016, Mansour ka blerë një rezidencë 20,000 metra katrorë në Spanjë me një vlerë prej 42 milionë paund.