75 Mall Live Search
20:33 / E Martë, 14 Prill 2026 / Gj Sh

17-vjeçari Edvin Rrahmani, vazhdon rrugëtimin e tij në Rapid Wien

Talenti kosovar, Edvin Rrahmani, ka vazhduar rrugëtimin e tij me gjigantin austriak, Rapid Wiena.

17-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re, e vlefshme deri në vitin 2028, shkruan IndeksOnline.

Ky është një hap i madh në karrierën e tij profesionale, pasi Rrahmani ka treguar pjekuri të madhe taktike, vizion të qartë dhe aftësi teknike që e dallojnë nga bashkëmoshatarët e tij.

Zgjatja e kontratës së tij deri në vitin 2028 është një dëshmi e besimit të klubit në potencialin e tij dhe një sinjal i qartë se ai konsiderohet një nga lojtarët më premtues për të ardhmen.

Rrahmani aktualisht luan te skuadra e të rinjëve të Rapid Wiena, derisa në sezonin e ardhshëm pritet të luaj në skuadrën e parë./IndeksOnline/