23:35 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

3 ditë pa drita në Tiranë, ja zonat që s’do kenë energji elektrike

Disa nga zonat kryesore të Tiranës do të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike duke nisur nga dita e nesërme.

Kështu njofton OSHEE, e cila bën të ditur se zonat e periferisë së Tiranës do të kenë mungesë energjie nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 13:00.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në zbarrat 10 kV në nstacionin Farkë, në datat 29-31 janar, nga ora 09:00-13:00, do të ketë kufizim energjie në këto zona:

Në datën 29 janar pa energji do të jenë: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje.

Në datën 30 janar pa energji do të jenë: Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.

Në datën 31 janar pa energji do të mbesin: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje, Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.

 

Temat: