08:52 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

36 aksidente trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë së dielës në territorin e vendit janë regjistruar gjithsejtë 36 aksidente trafiku prej të cilave, 13 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë lëshuar gjithsejtë 792 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit./Indeksonline/