11:43 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

443 trëndafila dhuratë për Kylie Jenner (Foto)

U përfolën kohët e fundit për një krizë në çift, por në fakt duket të kenë qenë vetëm thashetheme mediatike.

Bëhet fjalë për Kylie Jenner dhe Travis Scott, të cilët pas ardhjes në jetë të vazjës së tyre, Stormy Webster, duket se janë më të dashuruar se kurrë.

Këtë e ka vërtetuar reperi Travis Scott i cili i ka bërë një dhuratë mjaft të veçantë të dashurës së tij, plot 443 trëndafila me ngjyrë të bardhë dhe rozë.

Ka qenë vetë ylli i televizionit, Kylie Jenner, e cila ka zbuluar përse 443 trëndafila: “443 nga zemra ime disa ditë më parë. Në orën kur ajo erdhi në jetë.”

Temat: