13:04 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

5 të arrestuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës në dy ditët e fundit ka arrestuar 5 persona për posedim të narkotikëve.

“Fushë Kosovë 25.06.2018-23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tipit Golf-VII (pronë e një kompanie) me të cilën ishin duke udhëtuar të dyshuarit u është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej rreth dhjetë (10) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të gjyqtarit kujdestar është bërë bastisja e shtëpisë së dy të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin policor, përcjellë Indeksonline.

Dy persona të tjerë, janë arrestuar në fshatin Llukar të Prishtinës për posedim të marihuanës.

“Fshati Llukar, Prishtinë 24.06.2018 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij VË Golf është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Fshati Llukar, Prishtinë 24.06.2018 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij Toyota me targa vendore i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike te llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa, një person është arrestuar në sheshin “Bill Clinton” në kryeqytet, pasi të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një qese me 2 gramë marihuanë.

“Sheshi ‘Bill Clinton’, Prishtinë 25.06.2018-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike te llojit marihuanë në peshë 2 gramë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, sqarohet në raport./Indeksonline/