10:38 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

5,4,3,2,1,0…LeBron James krejt i 3nt (Video)

Cleveland Cavaliers ka kaluar në epërsi në përballjet me Indiana Pacers. LeBron James ka treguar edhe një herë se pse është basketbollisti më i mirë në botë dhe se pse po shkon drejt të qenit më i miri ndonjëherë.

Kur ndeshja po shkonte drejt vazhdimieve me rezultatin 95-95, kështu nuk mendoi James që e ngriti palestrën në këmbë me heroizmin e tij.

James në sekondën e fundit të ndeshjes realizoi 3 pikë për të siguruar fitoren e tretë pas pesë përballjeve me Indianan.

Ylli amerikan realizoi gjithsejt 44 pikë në këtë përballje./Indeksonline/