23:42 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

5×450=0! Formula që do na bëj krenar të gjithëve me Kosovën!

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka vazhduar të na impresionojë me lojën e saj – tani sonte ndaj Ishujve Faroe.

Djelmoshat kosovar sonte kanë mposhtur Ishujt Faroe në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve, në ndeshjen e vlefshme për grupin 3 në Ligën D.

Dhe normalisht se e gjithë kjo ka një arsye. Bëhet fjalë për ardhjen e trajnerit zviceran, Bernard Challandes, i cili zëvendoi Albert Bunjakin në postin e trajnerit, shkruan IndeksOnline.

Kosova në gjashtë ndeshjet e fundit nuk e ka pësuar asnjë humbje, ndërsa në pesë prej tyre nuk ka pësuar gol.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, Kosova ka arritur ta mposhtë Lituaninë, Madagaskarin, Burkina Fason, Shqipërinë dhe Ishujt Faroe, teksa ka barazuar, 0-0 me Azerbajxhanin.

Ndërsa, Kombëtarja kosovare nuk ka pësuar gol nga Madagaskari, Burkina Faso, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Ishujt Faroe.

Me këmbë në tokë, drejt qëllimeve tona. Forca Kosovë në vazhdim./IndeksOnline/