15:07 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

7.5 milionë funte humbje për Federatën e Tenisit këtë vit

Federata e Tenisit po përballet me një humbje prej 7.5 milionë funtesh për vitin 2018, duke lënë një ”vrimë të zezë financiare” për vitin e ardhshëm, mëson BBC Sport.

Vitin e kaluar, Federata në fjalë kishte një humbje prej 4.7 milionë funtesh.

Kuptohet se zyret regjionale mund të mbyllen për t’i reduktuar kostot e larta, transmeton IndeksOnline.

Federata e Tenisit bën me dije se ka një vizion të ri që ta zhvillojë sportin në fjalë, duke e bërë relevant, të pranueshëm, mirëpritës dhe argëtues.

”LTA është tani duke e shikuar mundësinë më të mirë për të gjetur zgjidhje”.

”Kështu duhet të takohemi me tifozët, lojtarët, trajnerët dhe me vendet që organizojnë tenis”, tha zëdhënësi i Federatës./IndeksOnline/

Temat: