11:35 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / C E

76 të arrestuar në atmosferë festive në rrugë, Lakersat anulojnë paradën për titullin

Pavarësisht pandemisë Covid-19, mijëra persona kanë dalë në rrugët e Los Anxhelosit pak minuta pasi skuadra e Lakersave fitoi titullin kampion në NBA (sezoni 2019-2020). Ky ishte titulli nr.17 i Lakersave, titull që mungonte prej 10 vjetës.

Policia e Los Anxhelosit ka bërë me dije sot se ka ndaluar 76 persona. Ata kanë marrë pjesë në manifestime të paligjshme në mjedise publike, ndërkohë që ato janë të ndaluara si pasojë e masave që ka marrë Qeveria kudër koronavirusit.

Për këtë arsye, klubi kalifornian ka bërë me dije sot se ka anuluar përkohësisht paradën e zakonshme me titull që bëhet në rrugët e qytetit. Kjo, për shkak të masave antiCovid.

“Mezi presim të festojmë titullin kampion në NBA me tifozët tanë. Pasi biseduam me Bashkinë dhe Guvernatorin, vendosëm që kjo festë e madhe me fansat tanë të shtyhet në një moment të dytë, kur situata të jetë më e mirë.

Kjo masë merret për sigurinë e të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, thuhet në komunikatën e Lakers.