Të shtëna me armë zjarri, në “Çair” të Shkupit, plagoset një person

Në orët e hershme të mëngjesit në Sektorin e Punëve të Brendshme, në Shkup, është denoncuar se në lagjen “Çair” në afërsi të një restoranti një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personit me iniciale K.T. 24 vjeç i cili ka qenë duke lëvizur me motoçikletë dhe i ka shkaktuar plagë në këmbë.
I plagosuri menjëherë është dërguar në klinikën universitare “Nënë Tereza” për trajtim mjekësor, raporton Alsat-M.
Në vendngjarje ka dalë ekipi hetimor i Ministrisë së Punëve të Brendshme për të kryer ekspertizën, me ç’rrast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa gëzhoja.
Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe pas dokumentimit do të ngrihet padi adekuate.