75 Mall Live Search
10:30 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Mali i Zi ia bën bajat Serbisë, ua hap kufijtë 3 shteteve të “vocërra”, por jo edhe atyre!

Mali i Zi ka zgjeruar listën e vendeve, turistët e të cilëve do të lejohen të futen në këtë shtet. Vendimi i radhës ka ardhur për tri shtete të largëta e jo aq të mëdha.

Qiproja, Irlanda e Malta janë tri shtetet e radhës që Mali i Zi ua ka hapur dyert, ndërsa vendimi për bllokomin e qytetarëve të Serbisë ka mbetur në fuqi, shkruan Indeksonline.

Trupi kordinues kombëtar për luftën kundër Coronavirusit, ka njoftuar se Serbia duhet të presë edhe disa ditë, ngase nuk janë të sigurt se hapja e kufijve për qytetarët serbë është vendim i mirë aktualisht.

Ambasadori i Malit të Zi, në Serbi, Tarzan Millosheviq ka thënë se njerëzit nga Serbia që duan të bëjnë biznes në Mal të Zi mund të futen duke iu nënshtruar kushteve të caktuara, por duke respektuar edhe masat e izolimit. /Indeksonline/