75 Mall Live Search
20:46 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shiu në Podujevë i detyron banorët të largohen nga shtëpitë, edhe lopët i largojnë nga stalla

Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut ka ndikuar në vërshime të shumta anembanë Kosovës.

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që janë aktive që prej dje është ngritur niveli i ujit në komunën e Podujevës, saktësisht në fshatin Bellopojë.

Një banor i kësaj ane i ka thënë IndeksOnline se edhe podrumet e shtëpive janë mbushur me ujë.

“ Ne jemi largu sot nga shtëpia, po qëndrojmë tek migja për shkak të ujit.

Janë dëmtu matorrat e bujqësisë. Komuna na ka premtu që ka me i vendosur gypat për ujë, qe 10 vite po shkojmë në komunë por asgjë ende, spo na marrin parasysh.

Edhe shtalla e lopëve është përmbysur nga uji. Ne i kemi larguar edhe bagëtinë i kemi dërgu tek komshinjët”, ka thënë ai.

Ndiqeni videon për më shumë: