“New York Times”-i, i kërkon falje Shtëpisë së Bardhë rreth lajmit për takimin e 27 qershorit

Një ditë më parë gazeta “New York Times” kishte njoftuar se të shtunën në Washington do të takohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me atë amerikan Donald Trump.
Por, sot prestigjiozja amerikane e ka bërë një sqarim se ky takim nuk do të ndodhë.
“Në një shkrim të së hënës, lidhur me presidentin Aleksandar Vuçiq, është bërë një deklaratë e gabuar se ai do të ketë takim në Shtëpinë e Bardhë këtë javë. Ai kishte planifikuar që të takohej me Richard Grenellin, të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, por jo me presidentin Trump”, shkruan “New York Times| në sqarimin e saj