75 Mall Live Search
10:17 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / C E

Amir Rrahmani, grumbullohet për herë të parë me fanellën e Napolit

Napoli nis sot zyrtarisht sezonin e ri pas një pushimi të shkurtër që pas përfundimit të Series A.

Sot është bërë grumbullimi i parë në “Castel di Sangro” për sezonin 2020-21.

E për herë të parë nën drejtimin e Genaro Gattusos, do të jetë edhe Amir Rrahmani që nis një përvojë të re në karrierën e tij.

Mbrojtësi kosovar u ble nga Napoli në janar, por mbeti i huazuar te Verona deri në fund të sezonit.

Ai është vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mirë në Serien A gjatë sezonit të kaluar. /IndeksOnline/