75 Mall Live Search
11:46 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / C E

Challandesi tregon se cili portier, do të mbrojë portën e Kosovës

Gjendja e portierëve të Kosova nuk është aspak e mirë dhe ndoshta pika më e dobët në këto momentë të vështira.

Muriçi s’ka luajtur asnjë ndeshje që nga muaji shtator derisa Samir Ujkani ka qenë rregullisht zëvendësues te Torino-ja dhe ka luajtur shumë pak.

Visar Bekaj ka luajtur rregullisht me Prishtinën, por fatkeqësisht në një ligë si Superliga ku niveli është shumë për të dëshiruar.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se zgjedhjen do ta bëjë nga ajo çfarë do të shohë në stërvitje gjatë grumbullimit.

Do të vlerësojmë gjendjen e portierëve, do të shikojmë potencialin e tyre dhe më pas do të vendosim se me cilin portier do të luajmë“, ka thënë trajneri i Kosovës.

Nuk është e rëndësishme se sa kanë luajtur, e rëndësishme është që të shohim gjendjen e tyre dhe do të vendosim se cili portier do të luajë“, ka vazhduar zvicerani.

Zakonisht në ndeshjet e Kombëtares, Arianet Muriçi, ka qenë zgjidhja e parë e trajnerit për portën. /IndeksOnline/