75 Mall Live Search
09:12 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

U vlerësua ulët nga “FIFA 21” – Lukaku reagon ashpër ndaj kompanisë

Loja elektronike “FIFA21” dje ka publikuar edhe vlerësimn e formës fizike të lojtarëve, ku mes shumë futbollistëve i pakënaqur me vlerësim ishte edhe sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg ka reaguar menjëherë në “Twitteri” e tij personal duke shkruar se FIFA qëllimisht ngatërrohet me vlerësime, shkruan IndeksOnline


Lukaku u vlerësua nga “FIFA 21” me 85, vlerësim ky që sipas tij nuk është fare real.

“Le të jemi të sinqertë, FIFA thjesht ngatërrohet me vlerësimet, kështu që ne lojtarët të fillojmë të ankohemi për lojën dhe t’u japim atyre më shumë publicitet … Unë nuk jam me këtë. Unë e di se çfarë bëj.”

Ndërkaq, për një vlerësim të tillë nga “FIFA21” ka reaguar edhe mbrojtësi kosovar i Arsenalit, Shkodra Mustafi, i cili tha se edhe vlersimi për të në 79 është jo-real.