75 Mall Live Search
13:47 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Audioincizime: Stafi mësimor, sërish kundër drejtoreshës së shkollës “Naim Frashëri”, kërkojnë zgjidhje

Ka dy vjet që mësimdhënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në vazhdimësi kanë shfaqur ankesat dhe pakënaqësitë e tyre në raport me drejtoreshën e kësaj shkolle, Shqipe Vllasaliu.

Ndonëse IndeksOnline pati raportuar për këtë rast muajin e kaluar, shqetësimet e personelit arsimor në këtë shkollë, vazhdojnë të jenë prezente.

Madje në disa audio incizime të siguruara nga IndeksOnline, dëgjohet se si mësimdhënës të kësaj shkolle, shprehen të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë situatë, duke thënë në një rast se edhe u është gërditur profesioni i tyre.

“ Nuk mbaj mend të ketë pasur kaos më të madh në këtë shkollë se që kur ka ardh drejtoresha.. Mua mu ka gërdit profesioni që e bëj..”, dëgjohet një mësimëdhënëse tek sa flet për drejtoreshën Vllasaliu.

“Gjithë këto pakënaqësi në një kolektiv,  definitivisht diçka diku e ka humbur vegzën”, dëgjohet zëri i një tjetre mësimdhënëseje.

Në lidhje me largimin e saj nga kjo pozitë ishin mbeldhur edhe nënshkrime nga ana e stafit arsimor.

Ndërsa IndeksOnline mëson se me rastin po merret edhe Ministria e Arsimit dhe shumë shpejt pritet të ketë masa ndaj drejtoreshës./IndeksOnline/

IndeksOnline ju sjell audi-incizime: