Katastrofë për Milanin, Ibrahimovic del pozitiv me koronavirus

Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me koronavirus disa orë para ndeshjes së Europa League.
Sulmuesi suedez është testuar pasi që gjatë ditës së djeshme me Covid-19 ka rezultuar edhe Duarte.
Kjo është një goditje e madhe për rosonerët duke e pasur parasysh që ai është lideri i skuadrës aktuale të Piolit.
Nuk dihet nëse ka lojtar të tjerë të konfirmuar me koronavirus te Milani. /IndeksOnline/