75 Mall Live Search
23:31 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / Blerim

Kosovare Asllani nuk po ndalet, ka shënuar edhe sot për Realin

Futbollistja jonë, Kosovare Asllani po shkëlqen me klubin e Realit, ajo ka shënuar sot gol nga penalltia.

Edhe pse klubi i saj e humbi ndeshjen ndaj Tenerife me rezultat final në 2:1, Asllani shënoi gol nga penalltia në minutën e 55’të të takimit, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se këtë fillim sezoni, pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Kosovare Asllani ka shënuar plotë 7 gola.