75 Mall Live Search
11:40 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / A. M.

Policia e konfirmon vjedhjen në Shtime

Një vjedhje ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Shtimes.

Zëdhënësi i policisë, për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar për Indeksonline rastin.

“Rreth orës 3 të natës ka ndodhur një vjedhje në një objekt afarist. Në bazë të ankuesit janë vjedhur 200 euro. Policia është duke i kryer hetimet”, është shprehur ai. /Indeksonline/