75 Mall Live Search
12:08 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / k.v

Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet ferizajasi

Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi që në shtëpinë e tij është gjetur e strehuar një femër e moshës së mitur, transmeton IndeksOnline.

Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë të hapet rasti “bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/