Solskjaer: 10 minutat e fundit nuk më pëlqyen, duhet të mësohemi ta mbajmë epërsinë

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është shprehur i lumtur me fitoren 2-1 ndaj Aston Villës. Norvegjezi ka lavdëruar mbrojtësin Eric Bailly për ndërhyrjen heroike në fund. Ai poashtu pati një kritikë për lojtarët.
“Ndërhyrja e Eric Baillyt bëri që të mos i lëshonim 2 pikë. Ai është një lojtar fantastik. Luajtëm mirë dhe u desht që të mbyllnim më herët lojën. Jemi mësuar që të kthejmë rezultatin nga disavatazhi por duhet të mësohemi edhe ta mbajmë epërsinë. 10 minutat e fundit nuk më pëlqyen” deklaroi Solskjaer.
Golat e fitores për United i shënuan Anthony Martial dhe Bruno Fernandes ndërsa për Aston Villën realizoi Bertrand Traore.
/Indeksonline/