Irani sekuestron anijen e Koresë së Jugut në ngushticën e Hormuz

Rojet e Revolucionit Islamik Iranian kanë ndaluar një anije tregtare me flamur të Koresë së Jugut, MT Hankuk Chemi, që drejtohej për në Emiratet e Bashkuara Arabe pranë ngushticës së Hormuz. Sipas Pasdaran, transportuesi i mallrave, i cili dyshohet se mbante mbi 7,000 ton etanol, u kap për rreziqe të “ndotjes së mjedisit” në Gjirin Persik dhe u dërgua në një port iranian.
Ngarkesa, e cila po udhëtonte nga porti Saudit al Jubail në portin Emirate të Fujairah, u bllokua nga anija Pasdaran Zolfaqar dhe u soll në portin iranian të Bandar Abbas për përfundimin e procedurave të kontrollit, me urdhër të prokurorit Hormozgan. Ekuipazhi, sipas një shënimi nga Gardat Revolucionare, përbëhet nga qytetarë të Koresë së Jugut, Indonezisë, Vietnamit dhe Mianmarit.