75 Mall Live Search
17:32 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Deputeti Shala: PDK do të votojë pro dërgimit të FSK-së në operacione jashtë vendit

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në emisionin “Frontal” ka konfirmuar që Partia Demokratike e Kosovës do të votojë sot pro propozim-vendimit të Qeverisë për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, shkruan IndeksOnline.

Shala ka thënë se PDK ka mirëpritur këtë marrëveshje me SHBA-në dhe NATON-n që trupat e FSK-së të marrin pjesë në operacione në vende të tjera.

Ai shtoi se kjo është një dhuratë e shkëlqyeshme në këtë fillim vit.

“Kuvendi është në fuksion, është në detyrë, ende nuk ka ndonjë vendim për shpërndarjen e tij.  PDK-ja do ta votojë shqyrtimin e propozim-vendimit të Qeverisë për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit dhe është e mirëseardhur, si një dhuratë e shkëlqyeshme në këtë fillim viti, pasi është një realizim i ëndërrës sonë që ta avancojmë FSK-në.

Është vendimi i parë historikisht në shtetndërtimin e Kosovës, Parlamenti i Kosovës do të japë sinjalin që FSK-ja në parneritet me SHBA-në dhe me trupat e NATO-s do të mund të marrë pjesë në misione të rëndësishme në vende tjera”, tha ai./IndeksOnline/