75 Mall Live Search
14:39 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Kapiteni i Dritës tregon se pse Prishtina ishte më e fortë në Superkupë

Prishtina ka triumfuar ndaj Dritës në Superkupën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit arritën që me rezultat të pastër në 3:1 ta fitonin trofeun e dhjetë me radhë, shkruan IndeksOnline

Pas kësaj ndeshjeje, foli edhe kapiteni i Dritës, Ardian Limani i cili tha se skuadra e tij nuk ishte e përgatitur sa duhet për këtë takim.

“Mendoj që Prishtina ka luajtur një ndeshje të mirë dhe e ka fituar këtë takim me meritë. Çdo kupë është e rëndësishme se këtu vijnë kampionët, ne ende nuk kemi zhvilluar miqësore ishte ndeshja e parë ndoshta edhe kjo ka ndikuar që Prishtina të ishte më e fortë”, tha Limani.