75 Mall Live Search
13:46 / E Premte, 29 Janar 2021 / A. A

Ekskluzive: Apollon Limassol refuzon Donis Avdijajn

Vetëm 2 muaj pasi nënshkroi kontratën me Emmenin, Donis Avdiaj, dëshiron të gjejë klub të ri.

Indeksonline mëson se menaxheri i mesfushori kosovar, ka qenë në negociata me disa skuadra.

Një burim i Indeksonline ka thënë se Apollon Limassoli ka qenë opcion, por nuk do të realizohet transferimi.

“Nuk është e vertetë se Donisi do të nënshkruajë me Limassolin, në fund ata vendosën që ta refuzojnë. Mbetet e hapur mundësia që ai të qëndrojë në Holandë”, thotë ky burim.

24-vjeçari nuk ka mundur ta bindte trajnerin e Emmenit, Dick Lukkien, që t’i jepte hapësirë. Deri tani, Avdiaj ka luajtur vetëm 244 minuta në Eredivisie.

/Indeksonline/