Klopp: City po ‘fluturon’, ne duhet të gjejmë zgjidhje

Liverpooli e ka humbur ndeshjen e xhiros së 22’të në Premierligë ndaj Brightonit.
Me rezultatin final në 0:1, skuadra e Brightoninit e ndali Liverpooli në garën për titull, shkruan IndeksOnline
E pas kësaj ndeshje foli edhe tekniku, Jurgen Klopp i cili tha se Man City po fluturon larg dhe ata duhet të bëjnë një zgjidhje.
“E patë se çfarë shkoi keq? Shpjegimi i vetëm tani është se ne jemi një ekip i lodhur, mendërisht pak a shumë. Brighton e meritonte të fitonte, ata luajtën mirë.”
“Ne kemi pasur momentet tona, por ata e meritonin të fitonin. Ata janë një ekip i mirë futbolli. Duhej të mbroheshim më shumë, nuk ka asnjë formacion në botë ku të jesh gjithmonë në vendin e duhur. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur kundër një ekip të tillë është ta mbash topin vetë por nuk mund ta bënim sonte.
“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të përdorim gjërat që ndodhin dhe të mësojmë prej tyre. Zgjidhja janë gjithmonë lojtarët. Ka qenë një javë e vështirë dhe sonte nuk ishte e mjaftueshme. City po fluturon dhe ne duhet të gjejmë zgjidhje”, tha Klopp.