75 Mall Live Search
20:12 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / Blerim

Ish-kryetari i Prishtinës: LDK do të bëhet sërish partia kryesore në vend

Nënkryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri, tha se humbja e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të ndikojë në ngritjen e kësaj partie.

Ai ka thënë se  Lidhja Demokratike do të bëhet sërish partia kryesore në vend.

Shkrimi i plotë:

Në mënyrë që të ngritet përsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet.

Lidhja Demokratike do të punoj fort që rënien, thyerjen e dështimin ta kthej në forcë, punë e sukses.

LDK do të ngritet sërish në vendin që i takon, si partia kryesore dhe më serioze në vend.

Ju falënderoj të gjithë ju që shpresën e shihni ende tek ne, dhe ky besim i juaji zotohem se do shndërrohet në punë e vullnet për të ardhmen e ndritur të LDK-së e gjithë Kosovës.

Kjo është një shans e re, që të ngritemi si Feniks.