75 Mall Live Search
15:24 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Barazimi mbrëmë/ Kapiteni i Napolit i fyen rëndë bashkëlojtarët: Çfarë ekipi i m***!

Skuadra e Napolit dhe ajo e Sassuolos kanë barazuar mbrëmë (3-3) në xhiron e 25-të të Series A.

Kur u mendua se ekipi i Gatussos do t’i arkëtojë tri pikë, mbrojtësi Manolas shkaktoi penallti, për t’ia dhënë mundësinë ekipit të Sassuolos ta barazojë rezultatin, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes, kamerat kanë kapur kapitenin, Lorenzo Insigne, duke i fyer bashkëlojtarët e tij.

“Çfarë ekipi i m**it”, ka thënë Insigne, duke e goditur reklamën.

Kujtojmë që në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani./IndeksOnline/