75 Mall Live Search
18:04 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Çka po ndodhë me presidentin Biden, merr në thua dy-tri herë tek sa ngjitet shkalleve të aeroplanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nuk i ka shkuar dita mirë sot.

Gjatë ditës së sotme ai është rrëzuar duke ngjitur shkallëve të aeroplanit “Air Force One”, e kjo ndodhi pas një takimi që pati me liderët e komunitetit aziatik në Atlanta, shkruan Indeksonline.

78-vjeçari arriti të ngrihej në këmbë shumë shpejt dhe para se futej brenda aeroplanit, përshëndeti edhe një herë të pranishmit.