Montella i uron mirëseardhje përforcimit më të ri në Milano (Foto)
Skuadra e Milanit është përforcuar, por jo në anën e futbollistëve.
Trajneri i kuqezinjve, Vincenzo Montella ka zyrtarizuar sot një transferim. Bëhet fjalë për Mario Innaurato, ish-trajner fitnesi në Kombëtaren e Belgjikës, shkruan IndeksOnline.
Innaurato mbeti pa punë që prej largimit të trajnerit Marc Robert Wilmots nga stoli i belgëve.
Sot, Montella përmes rrjeteve sociale i uroi mirëseardhje trajnerit të fitnesit, Innaurato.
“Sot dita e parë së bashku me Milanello. Një mirëseardhje e ngrohët për Mario Innaurato në familjen e madhe rossonero”, ka shkruar Montella në rrjetet sociale.
Ardhja e Inauratos ia zgjat qëndrimin Montellas në “San Siro”, pasi ky i fundit tek Milani është duke qëndruar vetëm me një këmb./IndeksOnline/