75 Mall Live Search
22:14 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / OSH

Haradinaj shpreh ngushëllime për të vrarin në Pejë, thotë se e kishte bashkëluftëtar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vrasjen e Bashkim Brahimajt, viktima i cili dyshohet se u vra nga djali i axhës së tij, për çështje pronësore në Novosellë të Pejës.

Haradinaj ngushëllimet ia ka shprehur familjes dhe bashkëluftëtarëve të tjerë.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen tragjike të bashkëluftëtarit Bashkim Brahimaj. Duke u lutur që të mos përsëriten kurrë më tragjedi të tilla, ndajmë dhembjen me familjen dhe bashkëluftëtarët! Bashkimi u prehtë në paqe!”, thuhet në postimin e tij.