75 Mall Live Search
17:57 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / OSH

4 persona të lënduar nga aksidenti në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.

“Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë,ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Flora Ahmeti për IndeksOnline.

Ahmeti theksoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 28 me persona të lënduar kurse 34 me dëme materiale.