Palmer arrin në Kosovë, do të qëndroj tri ditë

Ka arritur në Kosovë Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së Matthew Palmer. Ai siç është bërë e ditur në një postim të Ambasadës amerikane në Twitter do të qëndrojë në vend për vizitë tre ditore.
Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një shkrimi në profilin zyrtar në Twitter ka njoftuar për arritjen e Palmer.
Ambassador Kosnett welcomed this morning @USEmbPristina Deputy Assistant Secretary Matthew Palmer for a three-day visit to Kosovo to discuss with Kosovo officials the challenges, opportunities, and pressing issues Kosovo is facing.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 31, 2021
“Ambasdori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në ambasadën amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës seketetarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës ku tutje bëhet e ditur se Palmer do të takhet me zyrtarët e shtetit të Kosovës.