Vetura godet një këmbësor në “Dardani”

Një këmbësor është goditur nga një automjet në lagjen “Dardani” të Prishtinës.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku personi i lënduar shihet i shtrirë në rrugë.

Kalimtarët e rastit i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore të lënduarit ndërsa është ftuar policia dhe autoambulanca t’i përgjigjen rastit./IndeksOnline/