Pritje disa orëshe në kufirin kroat, mërgimtarë mos ia mësyeni kësaj pike kufitare

Kroacia ka filluar t’u kërkojë të gjithë pasagjerëve të ashtuquajturen “pasaportë të gjelbër” të re, pavarësisht nga vijnë. Ky vendim i tyre ka bërë që të ketë kolona të gjata me kilometra dhe pritje disa orëshe në kufij, shkruan Indeksonline.
Qytetarët nga vendet e BE me një normë të ulët infeksioni mund të hynin në Kroaci pa asnjë kusht dhe kufizim, dhe tani rregullat për hyrjen në vend janë forcuar pa njoftim.
Pika kufitare e kalimit në Hungari, ajo e Goricanit është më e ngarkuara dhe pritjet aktualisht janë më shumë se 3 orë./Indeksonline/