75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / OSH

Zyrtari në Obiliq kapet në flagrancë, i kërkoi favore një femre për t’i rregulluar dokumentet!

Gjatë natës së mbrëmshme është arrestuar një zyrtar i komunës së Obiliqit.

I njëjti i ka kërkuar një femre favore në këmbim të rregullimit të disa dokumenteve. Por, plani i tij nuk shkoi siç ai e mendoi.

Viktima, lidhur me këtë rast ka njoftuar policinë e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit janë zhvilluar masa të fshehta duke bërë që ai të bie në flagrancë, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj, me vendim të prokurorit ai është dërguar për në mbajtje.

“Prishtinë 27.07.2021 – 22:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartëcekur ku sipas ankueses femër kosovare i dyshuari,  zyrtar i gjendjes civile në  komunë e Obiliqit  në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile i njëjti i ka kërkuar favore viktimës. Me urdhër të prokurorit janë zhvilluar masa të fshehta dhe i dyshuari është zënë në flagrancë se bashku me viktimën ku dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/