75 Mall Live Search
21:35 / E Hënë, 13 Shtator 2021 / AR

Aktiviteti i Policisë në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve

Gjatë këtyre ditëve në rajonin e Prizrenit ka pasur disa vatra zjarri në zonat malore dhe fushore.

Pikërisht në zonën e Vërmices dhe fshatin Shkozë, gjatë ditës së sotme ka pasur zjarre duke u djegur drunjë, shkurre dhe bar i thatë.

May be an image of standing and outdoors

Zjarri ishte në afersi të objekteve hoteliere dhe policia e Nënstacionit policor ne Zhur ka kontribuar me të gjitha kapacitet duke e parandaluar që zjarri të përhapet më shumë.

Gjithashtu në këtë aktivitet ishin edhe njesitë e zjarrfiksave të cilët së bashku me policinë kanë arritur ta fikin zjarrin në tërësi.

May be an image of standing, fire and nature