Lokaj, Plisave: Prishtinën ku kom lind veç Zoti mundet me m’thonë je i padëshirueshëm!

Një koment i publikuar në Facebook i ka hapur punë Andin Lokajt, komentatorit të sportit në Transmetuesin Publik.
Radio Televizioni i Kosovës ka hapur rast ndaj Lokajt për komentet e tij fyese ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare.
Ndërkaq, tifogrupi nga Prishtina, “Plisat” e shpalli Lokajn person “non-grata” në Prishtinë.
Lokaj, në një reagim publik të mërkurën, tha se në vendlindjen e tij vetëm Zoti mund ta shpall “non-grata”.
“Po Prishtinën ku kom lind veq Zoti munet mem thon je i padëshirum. Veq qka pom qudit osht: A ka Plisa hala a? Se kur jom kon une Plis ata qi e kan shkrujt këtë status as Prekoprema në kampionatin e Klikerave se kan dit qka osht”, tha Lokaj.