Dy gola për 10 minuta, Mbappe arrin një rekord të ri në Ch League

Kylin Mbappe e ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Club Brugge.
Ylli francez ka shënuar dy gola në 10 minutat e parë të ndeshjes për PSG-në. Me këto dy gola, Mbappe është bërë futbollisti më i ri në Champions League që ka shënuar 30 gola në këtë garë.
Mbappe deri më tani ka shënuar katër gola në Ligën e Kampionëve në edicionin e sivjemë./Indeksonline/