“Zgjoi” hyn në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars, Osmani: Bravo!

Presidentja Vjosa Osmani i është gëzuar lajmit se filmi kosovar “Zgjoi” hyri në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars.
Ajo këtë e ka cilësuar si sukses të jashtëzakonshëm.
““Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj”.
“Bravo! Me ju drejt majave!”, ka shkruar Osmani, pasi u publikua lajmi për këtë ngjarje.
Filmi me regji të Blerta Bashollit tanimë ka fituar çmime ndërkombëtare.