75 Mall Live Search
10:49 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / MSH

PDK bën homazhe në Reçak

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe sot në Kompleksin memorial në Reçak.

Enver Hoxhaj, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu e anëtarë të tjerë të partisë kanë vënë kurora lulesh në memorial dhe janë përulur përpara përmendores me emrat e të vrarëve në këtë masakër.

Në Reçak homazhe kanë bërë e krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca.

Gjatë ditës, do të mbahet ceremoni perkujtimore dhe aktivitete të tjera që shënojnë përvjetorin e kësaj ngjarje./Indeksonline/